Partia Demokratike ka reaguar pas lajmeve të shpërndara në media në lidhje me ndërtimin e kullave në vendin ku ndodhet sot selia e PD.

 

Sipas PD, kjo është një gënjeshtër e Sali Berishës për të shmangur vëmendjen nga dhuna e protestës së ushtruar më 8 Janar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës.
Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij”, shkruan PD.