Dy ditë pas protestës së e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, para selisë blu, Partia Demokratike publikon të tjera pamje nga tubimi i 8 janarit.

 

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, PD thekson se Berisha e humbi kur pa ditën e protestës se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish. Sipas PD-së, me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët”, thuhet në postimin e PD.