Partia Demokratike ka publikuar të dhëna që ajo i quan fakte të cilat kanë dalë nga dëgjesa e parë për incenetaratorët.

 

Sipas PD, “dëgjesat e ditës së parë konfirmojnë përpara shqiptarëve vjedhjen kriminale, prej 430 milionë eurosh, në të cilën është përfshirë gjithë qeveria”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ja çfarë u vërtetua në seancën e parë:

• Pagesat për inceneratorin e Tiranës kanë filluar 2 vjet para se të nisin punimet;
• Incenerimi nuk ka nisur, por prej 2018-ës qytetarët paguajnë 29 euro/ton;
• 850 mijë euro të faturuara për udhëtime në mes të pandemisë;
• 10 milionë lekë në muaj janë paguar për Edmond Bllako, babai i deputetit socialist Alqi Bllako;
• Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri kanë përfituar pagesa të mëdha edhe nëpërmjet kompanive të tyre për konsulencë, në kundërshtim me ligjin;
• Administratori i incenerarorit të Fierit A. Myrtezani dëshmoi se nuk e ka marrë kurrë pagën e deklaruar në tatime prej 9 milionë lekë në muaj”, thuhet në reagimin e PD.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";