Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për mediat reagoi pas zyrtarizimit të marrëveshjes mes Berishes dhe LSI për krijimin e një koalicioni me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

 

Selia blu thotë se me këtë marrëveshje është zyrtarizuar partia e vjetër Meta-Berisha-Rama dhe bashkë po zbulojnë fijet që I lidhin sic është kandidati I Dibrës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri: Korrupsionin, Politikën e vjetër, Lajmet e rreme dhe disinformimin. Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje.Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte dosjen 184, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Partia e vjetër Meta-Berisha-Rama, sipas Partia demokratike, ka 2 qëllime:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

  1. Të dëmtojë PD dhe demokratët

  2. Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën.

    Advertisement
    google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun.

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.

Zgjedh Berishën dhe Metën, dhe mban Ramën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";