Pedagogët propozuan sot një kontratë kolektive për shmangien e pabarazive në punë.
“Ne sot nuk kemi një kontratë kolektive pune e cila në fakt është një nga detyrimet që duhet të ishte realizuar kohë më parë, do rregullonte e standartizonte ato marrëdhënie për të cilat jemi sot. Ka pedagogë që janë partner të sistemit dhe që nuk e meritojnë vendin e tyre. Do ishte një hap i mirë drejt meritokracisë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Pedagogët protestues apeluan që politika të qëndrojë larg arsimit, që sipas tyre është në pikën më kritike.
“Nuk mund të ketë politizim, ajo që po shikoj është se situata është e zymtë dhe befasuese e revolutuese. Pedagogëve u takon të kenë rrogë të lartë, kjo situatë mori një drejtim të pashembullt gjatë kësaj proteste.”
Më shumë mbështetje nga studentët, por edhe nga kolegët e tyre ishte kërkesa tjetër e radhës.
“Elitat ndihmojnë shoqërinë, pedagogët ndihmojnë studentët. Pedagogët janë më të edukuarit dhe më të keqpaguarit. Ka disa pedagogë që hezitojnë të marrin pjese eedhe pse e pranojnë me zemër e dëshirë.”
Rritja e pagës me 15%, ku 7% mbulohet nga qeveria dhe 8% nga vetë universitetet nuk mjafton për pedagogët. Ata insistojnë me kërkesat e tyre për më shumë buxhet për kërkim shkencor, rritje të pagës së orëve suplementare, të vjetërsisë së punës dhe rivlerësim të orës mësimore. Protesta dhe bojkoti i plotë, kryesisht në universitetin Politeknik dhe fakultetin e Shkencave të Natyrës nuk do të ndalet.
