Si çdo vit, nga data 20 deri në datën 25 gusht, mali i Tomorrit shndërrohet në shtëpinë e mijërave pelegrinëve bektashinj nga e gjithë Shqipëria, por edhe Diaspora. Sipas traditës, besimtarët e shumtë pasi mbërrijnë në pikën më të lartë të tij ngrenë çadrat në këtë vend të shenjtë dhe  therin kurbanë. Një tjetër veçori tjetër e festës është edhe lyerja e ballit të pelegrinit me gjakun e kurbanit). Më pas mishi i qengjit ”të sakrifikuar” në emër të Abaz Aliut piqet në hell dhe ndahet ndërmjet pelegrinëve. Ritualet vazhdojnë me vizitën në teqenë e Kulmakut, ku besimtarë ndezin qirinj dhe luten.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Teqeja e Kulmakut është ndërtuar për herë të parë rreth viteve 1908, nga besimtarë vendas. Ishte një dervishije me dy dhoma me mur guri poshtë Çukës së Tomorit ose Qafa e rrugës për Abaz Ali. Në pranverën e vitit 1914, andartët grekë bënë reprezalje në drejtim të objekteve të kultit bektashianë, duke djegur e shkatërruar dhjetëra teqe në jug. Këtyre reprezaljeve nuk u shpëtoi dot as dervishija, e cila u shkatërrua nga themelet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E ringriti dhe e themeloi teqenë e re më poshtë dervishijes (1908) në Kulmak, dervish Iliazi në vitin 1916. Ndërtimi i saj i plotë me dy kate i ngjante një kështjelle. Teqeja u ndërtua në shërbim të tyrbes së Abaz Aliut, flamurtarit të Qerbelasë. /Living/