Në ditën e shtatë të agresionit rus ndaj Ukrainës, aleanca perëndimore e NATO-s mbetet e unifikuar dhe e angazhuar të ndihmojë Ukrainën me logjistikë dhe armatime.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, teksa fiste në edicionin qendor të lajmeve në “Vizion Plus” për rolin e Shqipërisë në këtë pozicion, u shpreh se vendi ynë dërgoi mbështetje konkrete me materiale ushtarake për Ukrainën, që pa filluar konflikti, kur shërbimet e inteligjencës së NATO dhe SHBA zbuluan në kohë planet e Rusisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Së pari, më duhet të them që Shqipëria është anëtare e NATO dhe ne e kemi të harmonizuar veprimin tone dhe qendrimin me aleancën e NATO-s. Jemi vend i vogël, modest, por jemi përpjekur vazhdimisht të kontribuojmë. Kemi qenë aktiv në misionet dhe operacionet e NATO nëpër botë. Jemi një nga vendet që po ndajmë peshën e kontributit të drejtpërdrejtë në ndihmë të Ukrainës. Qëndrimi i NATO-s është që mos të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, sepse nuk duan t’i hedhin benzinë zjarrit. Bëhet fjalë për një kontribut në mjete ushtarake, i konsiderueshme në sasi dhe vlerë materiale. Dua t’iu them të gjithë shqiptarëve që të ndihen kranarë. Shqipëria ka qenë nga vendet e para në botë që ka ofruar mbështetje zyrtare me materiale ushtarake në Ukrainë. Ka ndodhur që pa filluar konflikti, që kur inteligjenca e NATO, SHBA ka zbuluar në kohë planet e Rusisë për pushtimin ndaj Ukrainës. Kemi reaguar në një mënyrë që sa më shumë të kalojnë ditët, aq më shumë do t’ua bëjmë të njohur. Kemi qenë shumë dinjitoz.”