“Derisa Bullgaria të formojë një qeveri politike dhe të formojë Kuvendin që do të ketë një mandat katër-vjeçar, nuk kemi se çfarë kërkojmë nga Sofja”, tha presidenti Stevo Pendarovski për “Sitel”.
Lidhur me akuzat nga opozita se qeveria po shet identitetin, z. Pendarovski tha se nuk ka diçka të tillë.
“Unë nuk mund të spekuloj nëse kjo ka ndodhur. Mund t’ju them vetëm se kryeministri më tha që ishte diskutuar. Nga gjithçka që më tha kryeministri, nuk ka diçka të tillë, as të shkruar dhe as verbale. Kjo është ajo që unë di”, tha z. Pendarovski.
Letrën nga Ministria e Jashtme Bullgare, e cila u dërgua pas takimit të Këshillit Evropian, Pendarovski e vlerësoi si një dredhi të marketingut.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
