Për herë të parë një rrjet rinor Shqiptar anëtarësohet në Forumin Rinor Evropian me statusin e Anëtarit Observues, që i jep Kongresit Rinor Kombëtar të drejtën të përfaqësohet në Asamble dhe të marrë pjesë në të gjitha grupet e punës së Forumit.

 

 

Sot, gjatë ditës së tretë të Asamblesë së Përgjigjshme të Forumit Rinor Evropian, e cila mbahet në Tiranë në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, Kongresi Rinor Kombëtar u votua nga anëtarësia dhe është tashmë zyrtarisht pjesë e Forumit Rinor Evropian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Pas aplikimit të nisur në fillim të këtij viti nga Kongresi Rinor Kombëtar, komisioni i posatshëm në Forumi Rinor Evropian ka kryer gjithë procesin e vlerësimit pjesë e të cilit ka qenë dhe vizita vlerësuese e tyre në Tiranë në Korrik 2022. Forumi Rinor Evropian zhvilloi një takim me Bordin e Kongresit Rinor Kombëtar, organizatat e asamblesë, stafin, partnerët si Bashkia Tiranë, AKR, FES, KAS, etj ku diskutoi me ta bashkëpunimin ndër vite me Kongresin Rinor Kombëtar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kjo është një arritje për të gjithë organizatat anëtare të Kongresit Rinor Kombëtar të cilat përvepëç kontributit që kanë dhënë e japin, tani zëri i tyre do të ketë një forcë më të madhe në përfaqësimin në nivel europian duke qenë pjesë e platformës më të madhe në botë të politikave rinore.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Anëtarësimi si anëtar observues është një rezultat tjetër që i dedikohet dhe rritjes së Kongresit Rinor Kombëtar ndër vite dhe kontributit të tij në përmirësimin e politikave rinore në Shqipëri.

 

 

Forumi Rinor Evropian (European Youth Forum) është platforma më e madhe e politikave rinore në botë me 100 organizata anëtare në 41 vende të botës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";