Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën ndaj Ervin Salianjit për çështjen “Babale”. Kjo është hera e tetë që po shtyhet seanca. Sipas një njoftimi për arsye objektive, një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm.
Salianji është shpallur fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale” dhe është deklaruar i dënuar me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë.
Njoftimi i Apelit:
Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se:
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Sot me date 30.01.2023 ora 13:30, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.
Ju komunikojme se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem.
Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet.
Mbetet ne vleresimin Tuaj, pjesemarrja ne kete seance.