Ish deputetja e PD, Rudina Hajdari ka reaguar e shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
Sipas saj, nëse pjesa e shëndetshme e figurave të PD do të përdorin krizën në funksion të një reformimi, PD do të shpëtojë veten dhe gjithë shoqërinë.
Hajdari ka shpalosur një platformë e cila në gjykimin e saj do të mund të shpëtojë Partinë Demokratike.
“Për një Parti realisht Demokratike!
Situata në Partinë Demokratike, edhe pse sot mund të ngjajë e dëshpëruar, sjell me vete një mundësi të shkëlqyer jo vetëm për atë parti por për gjithë shoqërinë.
Nëse pjesa e shëndetshme e figurave të saj, e drejtuesve në Tiranë dhe rrethe dhe e anëtarëve do të dinë ta përdorin krizën në funksion të një reformimi modern, atëherë PD jo vetëm do shpëtojë veten por edhe gjithë shoqërinë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Si arrihet kjo?
Më poshtë po mundohem të shpalos një platformë e cila në gjykimin tim dhe të shumë njerëzve të cilëve u dhemb PD dhe Shqipëria e me të cilët jam konsultuar këto ditë.
1. Krijimi sa më parë i një komisioni statutor, të përbërë nga deputetë apo ish deputetë e funksionarë të PD, kryetarë të degëve, personazhe publikë të spikatur nga media, shoqëria civile dhe bota akademike.
***Komisioni duhet të reflektojë në përbërje grupimet e ndryshme që janë sot në PD, të cilët duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në këtë strukturë, për të sjellë si pasojë edhe bashkimin e tyre brenda Partisë.
2. Krijimi i një ose disa draft statuteve, ku në themel duhet të jetë ç’rrënjosja e kryetarokracisë dhe instalimi i demokracisë pjesmarrëse apo direkte si mekanizmi kryesor i funksionimit të PD duke dobësuar deri në rol menaxherial rolin e kryetarit dhe duke i dhënë fuqi e peshë anëtarësisë për vendimet politike, përzgjedhjen e kandidatëve dhe drejtuesve të tjerë të PD.
3. Konfirmimi real i gjithë anëtarësisë së PD si edhe ftuarja e gjithë shoqërisë për tu bërë pjesë e proçesit të vendimarrjes duke u anëtarësuar në PD.
4. Diskutim i hapur i modeleve te propozuara me anëtarësinë në të gjithë vendin, duke reflektuar edhe propozimet e ndryshme që mund të vijnë.
5. Hedhja në votë e draft statuteve.
6. Organizimi i zgjedhjeve për ekipin e ri drejtues të PD sipas statutit të miratuar.
Në gjykimim tim, PD ka mundësinë sot të krijojë një model të ri drejtimi i cili ti apelojë qartë gjithë shoqërisë, duke bërë kontrast të fortë me modelin autokratik të ndjekur nga PS dhe Rama.
Personalisht jam e gatshme të jap çdo lloj kontributi për këtë pa pretenduar asnjë përfitim.
Uroj që të gjithë anëtarët e PD të ngrihen në lartësinë e duhur dhe ta përdorin këtë situatë për mirë”, shkruan Hajdari.