Në konferencën për mediat, pas mbledhjes së zhvilluar në selinë e PD, ish kryeministri Berisha, apeloi cdo demokrat të bashkohet me lëvizjen e tij.

 

Ndër të tjera Berisha akuzoi Bashën, se ka mbledhur të gjitha karriget e selisë në zyrën e tij ndërsa e cilësoi atë si i “apasionuari pas karriges”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të nderuar gazetarë, ju përshëndes me përzemërsi, ia keni përcjellë publikut foltoren me vërtetësinë e saj. Pavarësisht se keni qënë subjekt të presioneve të pandershme. Ndjej keqardhje që sot jeni në këmbë, po domethënia e këtij qëndrimi është e madhe.

 

Nga një anë keni njeriun që grumbulloi të gjitha karriget në zyrë, i çmendur me pasionin e karrigeve, nga ana tjetër njeriun e pasionit, të misionit, që s punon për karrige, por punon me përkushtim për liritë e demokratëve. Në mbledhjen që sapo përfundoi unë u dërgova një përshëndetje gjithë demokratëve në Shqipëri. Përmes jush përcjell një thirrje miqësore, ndaj cdo demokrati që ende nuk ka vendosur, të bashkohet me PD të rithemeluar. Është i mirëpritur dhe krah hapur. Ju e ndoqët vetë kuvendin. A kam të drejtë unë t’u atyre, cdo deputeti se në rast se do ishit në Kuvend ju për herë të parë do shprehnit lirisht mendimet opinionet dhe propozimet. Pra, ishte një rast i humbur por megjithatë, unë jam një nga ata që them, më mirë vonë se kurrë.

Unë u ktheva me vonesë, ata nuk janë kaq të vonuar, ndaj i ftoj të bashkohen dhe garantoj se kontributi i secilit do respektohet. Tolerenca në këtë familje do jenë ligjet e saj. Ftoj kryetarët e PD, që gjer tani janë të lëkundur të bashkohen me anëtarësinë e tyre me PD sepse vendi i tyre është aty ku janë idealet më fisnike dhe ato janë në PD e rithemeluar dhe jo në një parti që në mënyrë absolute në dy muajt e fundit deputeti Basha e katandisi në parti marksiste leniniste, që do ia kishte lakmi cdo grupim i ekstremit të majtë. “- u shpreh Berisha.
.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";