Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar lidhur me seancën e mbajtur në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku Kurti u vu “përballë” Vuçiç.

Ministri Hasani thekson në reagimin e tij se mbledhja vuri në dukje kërcënimin për destabilitet që vijnë nga jashtë Kosovës.

Ai theksoi se sulmet si ai në Banjskë duhen parandaluar dhe jo vetëm dënuar.

“Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri Hasani nënvizoi se Shqipëria qëndroh krah Kosovës.

“Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i nënvizojë udhëheqjes së Kosovës rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”, theksoi ai./vizionplus.tv/