Një zjarr ka rënë sot në tokat bujqësore të fshatit Syzes në Bashkinë Dimal.
Zjarri, që mendohet se është shkaktuar nga pakujdesia e disa fermerëve që ishin duke djegur mbeturinat, është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta duke rrezikuar serat e zonës.
Në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit kanë shkuar edhe 2 mjete zjarrëfikëse me 8 efektivë nga Berati.
Raportohet se zjarri është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët, që ka të bëjë me tokat e mbjella, ndërkohë që rreziku i përhapjes së zjarrit drejt serave u shmang totalisht./vizionplus.tv