Një banesë njëkatëshe në lagjen Sheq i Madh në Fier është përfshirë nga flakët.

Sipas raportimeve, dy mjete zjarrfikëse janë dërguar në vendngjarje për të shuar zjarrin.

Flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga një ventilator i lënë ndezur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Nuk raportohet për persona të lënduar./vizionplus.tv