Një banesë në fshatin Sovjan është përfshirë nga flakët duke rrezikuar seriozisht edhe banesa të tjera ngjitur me të.

Ka qenë reagimi i menjëhershëm i shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit ai që ka bërë të mundur izolimin e flakëve, ndërkohë që banorët janë përfshirë nga paniku dhe frika se zjarri mund të përfshinte banesat e tyre.

Sipas specialistëve të shërbimit zjarrfikës mësohet se zjarri ka ardhur nga pakujdesia e pronarit të banesës, i cili shtëpinë private e përdorte si punishte artizanale.

Shtëpia e përfshirë nga flakët është shkrumbuar e gjitha ndërkohë që kryesorja është se flakët nuk kanë depërtuar me tej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv