Deputeti i PS, Erion Bracce thotë se përjashtimi i ish kryeministrit Sali Berisha nga PD ishte një vendim “hipokrit” nga ana e kryesisë, por “standard” në të njëjtën kohë.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka radhitur të gjitha sulmet e Berishës gjatë karrierës së tij politike, duke theksuar se Partia Demokratike nuk e përjashtoi atë asnjëherë për ato edhe pse ishte përgjegjës. Ndërkohë sapo ai sulmoi PD ata e përjashtuan, një veprim që deputeti socialist e cilësoi si hipokrit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Braçes, ky është minim i demokracisë dhe se Basha nuk i “ikën” dot këtij standardi duke thënë “I bëra unë, por më detyroi Berisha”.

 

Postimi i plotë i Erion Braçes:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BERISHA JASHTE #PD,
VENDIM HIPOKRIT POR STANDARD!
ASFARE VENDIM I FORTE!
E perjashtuan per “SULMIN NDAJ PD”;

 

Pra, SALI BERISHA ka sulmuar shtetin, institucionet, te drejtesise e finances, ka sulmuar kundershtaret, i ka burgosur e vrare/pushkatuar, ka sulmuar median dhe i ka pushtuar, djegur, ka sulmuar gezetaret dhe i ka burgosur, dhunuar deri ne barbari etj etj;
POR #PD NUK E PERJASHTOI KURRE! E perjashtoi se sulmoi PD!
HIPOKRIZI ME TE MADHE SE KJO NUK KA! Nderkohe DHUNA si arsye per perjashtimin e Sali Berishes, po sherbehet si STANDARD; A SHKON PERTEJ BERISHES?

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhuna e Berishes mbi PD, godines e njerezve ne te, nuk hyn hic ne nje ushtrim krahasues me dhunen e atij vete por edhe LULZIM BASHES mbi institucionet, policine, drejtesine etj;
Kujtoni sulmin mbi parlamentin duke ikur, duke djegur mandatet, duke qelluar me zjarr Kuvendin;
Kujtoni sulmin mbi ZGJEDHJET duke ikur, duke djegur me zjarr qendra votimi, materiale e flete votimi!
Ky eshte MINIM I DEMOKRACISE dhe Lulzim Basha nuk i iken dot ketij standardi duke thene: I BERA UNE POR ME DETYROI BERISHA!
Natyrisht, STANDARDI eshte pune e #PD!

 

Shqiptaret meritojne nje NDJESE TE MADHE E TE VERTETE per dhunen ai menyre jetese ne politike prej vitesh! Aaaaa dhe nje gje; Berishen e kane perjashtuar nga PD, jo nga Shqiperia!

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë që Kryesia e PD ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Pas 8 orësh mbledhje, kryesia e selisë blu ka përjashtuar Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Rigels Muçollari, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën. Report Tv mëson se ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike me vendim të Kryesisë së selisë blu në mbledhjen e cila nisi pasditen e djeshme dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.