Naftëtarët në Marinzë janë në ditën e 12-të të grevës së urisë. Gjendja shëndetësore e dy prej tyre, Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi, është përkeqësuar ndjeshëm.
Ekipi shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e sindikatës, ku kanë kryer kontrollet përkatëse, ndërsa një prej tyre, Dorjan Dylmishi, është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, për ndihmë më të specializuar.
Edhe pse shëndeti i grevistëve është rënduar, ata shprehen të palëkundur në kauzën e tyre.
Naftëtarët deklarojnë se nuk do ta braktisin protestën derisa kompania “Bankers Petroleum” të plotësojë kërkesat për rritjen e pagës dhe kushte më të mira pune.
/vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
