Një kamion është përmbysur në Rrugën e Kombit dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit. Raportohet se ngjarja është regjistruar në Fushë-Dukagjin dhe kamioni ishte i ngarkuar me lëndë drusore.

 

Kamioni ka prishur trafikndarësen dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zjarrfikësit dhe një grup personash kanë mundur të nxjerrin trupin e pa jetë nga kamioni.

 

Aksidenti shkaktoi dhe bllokimin e rrugës dhe krijimin e radhëve kilometrike për më shumë se 30 minuta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";