Situata e motit të keq ka shkaktuar probleme serioze në Bulqizë, ku lagjja e vjetër dhe zona pranë terminalit të autobusëve interurbanë janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Sipas raportimeve nga terreni, uji ka pushtuar rrugën dhe sheshin para terminalit, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve, veçanërisht për makinat e vogla, pasi niveli i ujit arrin deri në 30 centimetra.

Shkak për situatën është bërë bllokimi i pusetave dhe kanaleve kulluese, çka ka penguar shkarkimin normal të ujërave. Si pasojë, rruga që lidh dy lagjet kryesore të qytetit është kthyer në një vështirësi për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Burime lokale bëjnë me dije se nëse reshjet vijojnë me këtë intensitet, situata mund të përkeqësohet më tej, në mungesë të një ndërhyrjeje të menjëhershme nga strukturat bashkiake.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv