Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka reaguar për përmbytjet dhe pasojat që po lënë pas.

 

Kim është ndaluar te tragjedia në Malësinë e Madhe, ku dy persona, përkatësisht babë e bir, humbën jetën pasi i mori rrjedha e lumit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jemi të pikëlluar për vdekjen dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”shkruan Kim në rrjete sociale.