Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për një 50-vjeçare, pasi dyshohet ka përndjekur dhe ka fotografuar një 57-vjeçar.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. M., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një shtetas 57 vjeç, banues në Shkodër, se kjo shtetase e ka përndjekur dhe fotografuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";