Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Levan-Vlorë, ku janë përplasur dy automjete tip “Benz” dhe “Audi” afërsisht 100 metra pasi kalon Qafën e Koshovicës.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e qarkullimit rrugor e cila po normalizon lëvizjen e automjeteve që krijuan radhë të gjata.

Nga përplasja e dy automjeteve jane plagosur lehtë dy persona nga automjeti tip “Benz”, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në vendngjarje.

Dy të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal Fier dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";