Një aksident me dy të plagosur është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Elbasan- Peqin.

Mësohet se mjeti tip ” Benz”, me drejtuese shtetasen K.R., 35 vjeçe, është përplasur me mjetin tim “Honda”, me drejtues shtetasin I.Y., 45 vjeç.

Policia bën të ditur se si pasojë e  aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja J.R., pasagjere në mjetin tip “Benz”.

Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, mëson Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.