Gjatë orëve të pasdites në Sarandë, një drejtues mjeti, ka përplasur me makinë një efektiv policie, e më pas është larguar në drejtim të paditur.
Burime bëjnë të ditur se pasi ka përplasur efektivin Robert Culli, është drejtuar në vendin e quajtur “Rrapi”, ku ka braktisur mjetin dhe është larguar në drejtim të paditur. Mësohet se burri ka pasur një armë në dorë dhe më pas e ka hedhur në drejtim të detit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Gjatë kontrolleve me dron dhe skaf, është arritur të gjendet arma e zjarrit tip pistoletë në ujë, jo shumë larg detit. Raportohet se efektivi i policisë ka marrë dëmtime në pjesën e gjymtyrëve nga goditja me automjetin e autorit.