Një aksident i rëndë në qytetin e Vlorës i ka marrë jetën një efektivi policie mbrëmjen e kësaj të hëne.

Ngjarje e rëndë ndodhi, sipas forcave te rendit, rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë burgut të Vlorës.

Mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Nuri Malaj, me detyrë punonjës policie.

Për fat të keq si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje efektivi i policisë Nuri Malaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është shoqëruar në polici shtetasi A. V., drejtuesi i mjetit tip BMË deri në sqarimin e rrethave të këtij aksidenti tragjik.