Partia Demokratike ka reaguar ndaj sulmeve që Sali Berisha i bëri komisionit hetimor për inceneratorët nga foltorja e Kuvendit.

 

Në reagimin e PD thuhet se personat “non grata” dhe të korruptuar nuk mund të hedhin poshtë punë e komisionit. PD shkruan se qëllimi i vetëm i personave “non grata” është të mbrojë të korruptuarit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përpjekjet e “non gratave” të shpallura dhe të pashpallura për të sulmuar komisionin kanë për qëllim mbrojtjen e individëve të korruptuar në këmbim të mbështetjes financiare dhe elektorale. Aleanca e të korruptuarve nuk do ta ndal PD-në t’i shkojë deri në fund zbardhjes së kësaj afere. Çdo ditë është dhe më e qartë se si janë përfshirë ministra e funksionarë të lartë në shkelje të çdo ligji.

 

Një ndër ta është Arben Ahmetaj.Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon.Arben Ahmetaj ka dhënë miratimin për t’i dhënë koncesionin kompanisë “Albtek Energy” me një procedurë që është në kundërshtim me ligjin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të tre inceneratorët nuk kanë pasur leje mjedisore. Koncensoni iu dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit. Edhe sot vazhdojmë të paguajmë para për procedura korruptive, për kontrata korruptive.430 milionë euro kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve të lidhur me Klodian Zoton, Mirel Mertirin, Stela Gugallën. Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Lefter Koka, Erjon Veliaj kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.” thuhet në reagimin e PD.