Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca është pyetur nga gazetarja e Vizion Plus, Enkeleda Mema se përse nuk merren parasysh propozimet e deputetit socialist Erion Braçe për sektorin e bujqësisë.

 

 

Krifca tha se është e hapur të bashkëpunojë me çdo deputet të grupit të PS, sidomos me Braçen, për të cilin tha se ka shumë respekt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

“Unë këtu fals si ministre, jo qëndrime personale që janë të bazuara në shifra fakte, programe të ministrisë që janë produkt i një konsultimi me aktorët e bujqësisë, ekspertët e bujqësisë që punojnë aty prej 30 vitesh, bashkë me shoqatat e sektorit të bujqësisë dhe universitetin bujqësor të Tiranës dhe deri më tani kemi bërë kështu dhe kështu do veprojmë edhe më tej. Konsultoj politikat me grupin e PS, s’kam pasur asnjë kërkesë pa kthyer përgjigje, e hapur të bashkëveproj më këdo deputet, aq më tepër me Braçen për të cilin kam shumë respekt”, tha Ministrja e Bujqësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";