Përshkallëzohet protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe ushqimeve të shportës.

 

Pas kryeministrisë, protestuesit kanë bllokuar dy kahet e unazës së Tiranës. Duke u ulur ne tokë dhe duke fikur makinat. Protestuesit kanë thënë se manifestimi i tyre do të vijojë pambarim derisa të normalizohet situata, ndërsa kanë paralajmëruar një tjetër protestë masive ditën e shtunë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, një protestë është paralajmëruar edhe nga sindikata e taksistëve. Kreu i sindikatës, Bilbil Cara tha se të premten në orën 11:00, makinat e taksive do të bllokojnë rrugët në shenjë proteste, duke shtuar se rritja e çmimit të hidrokarbureve është e pa përballueshme.