Një peshkarexhë dhe një velierë e vogël me flamur anglez janë përplasur gjatë natës në det të hapur, 15 milje larg bregut të Durrësit.

 

Në peshkarexhë ndodheshin 5 persona, ndërkohë që në velierën e vogël ishte një çift britanik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fatmirësisht nga incidenti detar nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale, sidomos tek veliera.

 

Brenda më pak se 24 orëve, ky është incidenti i dytë detar në gjirin e Durrësit, pasi atij të ndodhur një ditë më parë, kur një peshkarexhë u godit nga trageti i linjës Durrës-Bari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";