Pogradec– Një peshkatar i zonës së Udënishtit ka arritur të kapë një peshk Koran më shumë se 13 kg në ujrat e liqenit.
Mësohet se peshkatari që e ka kapur është Ylli Jaçellari.
45 vjeçari prej vitesh ushtron peshkimin artizanal në liqen por kurrë nuk kishte arritur të nxirrte një peshk me këtë peshë nga liqeni, peshë shumë e rrallë edhe për peshkatarë të tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në liqen.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Edhe pse e rrallë si kapje, peshkatari e ka shitur tashmë koranin 13.10 kg në një nga restorantet e zonës./vizionplus.tv/
