Rritja drastike e çmimit të naftës në vendin tonë ka sjellë pasoja të mëdha.

 

Ndërkohë qytetarët Dibranë kanë zgjedhur që këtë të Mërkurë të mos dalin me makinat e tyre nga shtëpia. Në një vëzhgim të bërë në rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë, vihet re që të gjitha lagjet janë të mbushura me makina, si kurrë më parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët e Dibrës shprehen se kjo është një situatë e papranueshme dhe se duhet patjetër të ketë një reagim të fuqishëm qytetar. Rritja e çmimit të naftës, sipas qytetarëve po sjellë pasoja shumë të rënda në ekonomitë familjare, jo vetëm për faktin se nuk mund të lëvizin me automjetet e tyre, por që ndikimi është kudo.

 

Megjithëse ende nuk ka rritje të çmimit të transportit publik në Dibër, Bulqizë e Mat, rrugët nacionale janë parë këtë të Mërkurë thuajse bosh. Çmimi i naftës u rrit brenda 24 orëve me 30 lekë të rinj, duke shkuar nga 230 në 260 lekë për litër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";