Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në një replikë ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Twitter ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “ai që po e destabilizon rajonin duke shtyrë përpara sipas tij projektin për “Shqipërinë e Madhe””.

Kryediplomatja Gërvalla ka shkruar se Rusia dhe Serbia po e vazhdon destabilizimin e Ballkanit, dhe kjo duhet të adresohet nga BE-ja dhe anëtarët e NATO-s.

Kurse Petkoviq ka shkruar se ai që po destabilizion rajojin është kryeministri Kurti duke shtyrë përpara projektin për “Shqipërinë e Madhe” dhe duke refuzuar sipas tij marrëveshjet e Brukselit

“Donika Gërvalla, i vetmi që po e destabilizon rajonin është Albin Kurti duke avokuar për Shqipërinë e Madhe, duke refuzuar marrëveshjet e Brukselit, duke zbarkuar forcat speciale të armatosura deri në dhëmbë kundër qytetarëve të paarmatosur në veri të Kosovës”, ka shkruar ai./Express

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";