Petraq Gjika i vrare me thike jashte disa serave ku punonte si roje ne Mbroster Ura te Fierit, ka qene edhe njehere tjeter objektiv i një sulmi me thikë. Ngjarja ka ndodhur në 4 korrik të vitit 2018 dhe në atë kohë është cilësuar si ngjarje për motive të dobëta. Gjika në atë kohë ka qenë i ulur në një lokal kur është goditur me thikë dhe ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit. Një ditë pas ngjarjes së 2018, policia e Fierit identifikoi dhe ndaloi autorin e saj, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin. Mengjesin e kesaj te shtune, Gjika u gjet i pajete jashte godines ku rrinte ne turnin e rojes. Banoret e zones ishin ata qe pane trupin e viktimes qe ishte goditur disa here me thike.