Edhe pse e paralajmëroi dorëheqjen, Kryeministri në ikje, Zoran Zaev, ende nuk e ka deponuar deri në Kuvend. Sipas burimeve të  “Klan”, kjo nuk do të ndodhë as sot dhe as nesër, sepse po vijojnë bisedimet me partnerët e koalicionit. E partnerët e koalicionit nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë Zaevin të ik. Më të zëshëm janë BDI.

“Dje kur e takova Zaevin pasi që kishte deklaruar dorëheqjen, diku pas mesnatës, më tha se do të duhesh të marrësh përsipër udhëheqjen e Qeverisë që nga nesër. Por i thash se në fakt nuk dua që të ndodhë ashtu sepse ne nuk pajtohemi me dorëheqjen e tij, duhet ta tërheq atë dhe të vijon me punë sepse kjo shumicë i duhet Maqedonisë së Veriut. Pra Zaev do të ike dhe ju se lini? Nuk e lëmë Zaevin për arsye se marrëveshjen Ahmeti e ka bërë me z. Zaev për të qeverisur për katër vite”.

E opozita insiston që Zaev ta mbajë fjalën dhe të largohet.  Zoran Zaev edhe një herë beri një blof dhe mbeti vetëm në dorëheqjen që e dha në fejsbuk. Dorëheqjen nuk e dorëzoi në Kuvend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është e qartë se dorëheqja e Zaevit është njësoj si ajo e Filipçes, është e deponuar që mos të pranohet dhe të evitohet marrja e përgjegjësisë. LSDM-ja nuk e mban fjalën dhe përsëri i nënvlerëson qytetarët. P

Përveç BDI-së, edhe partnerët tjerë të koalicionit janë kundër që Zaev ta lë mandatin në gjysmë. Kreu i PDSH-së dje tha se do të kërkojë nga Zaev që mos të tërhiqet. E sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, të gjithë partnerët e koalicionit janë kategorik, zgjedhje nuk duhet të ketë.