Qendra më e madhe e teknologjisë në vend shumë shpejt do të jetë risia më tërheqëse në kryeqytet.

Erion Veliaj inspektoi ecurinë e punimeve, ndërsa shtoi se vitin tjetër do të mirëpriten të rinj nga e gjithë bota në kuadër të “Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”

 

ERION VELIAJ

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Vitin tjetër kur do të jemi “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, të rinjve në Tiranë do u japim ndoshta dhuratën më të mirë ndonjëherë, që është një shtëpi e madhe digjitale në mes të kryeqytetit, në vendin më të lakmuar. U shpëtua ndër vite për të gjithë peripecitë që ka kaluar Tirana. Kur shikoj Parkun Rinia si u zaptua, sheshi apo zona të tjera, u shpëtua por kjo nuk mjafton, se mund ta shpëtosh diçka dhe ta mbash gërmadhë, ose mund t’i japësh jetë dhe ta transformosh

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Projekti i rijetësimit të Piramidës parashikon një godinë transparente dhe plot dritë. Gjithashtu, synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit.

 

Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, Ueb design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";