Ekzekutimi mafioz i ish policit Gentian Bejtja ka çuar në pranga 41-vjeçarin me tre mbiemra Ilir Beqaraj allias, Brahimi, allias Mançellari, si autorin e dyshuar të kësaj vrasjeje.

Pas kontrollit në banesën e tij, policia ka arritur të gjejë një armë zjarri, në të cilën kishte një mbishkrim me emrin “Valter” në të cilën kishte 8 fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me 29 fishekë.

Po ashtu janë gjetur pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";