Ka mbërritur në gjykatën e Korçës, 46 vjeçari Aleko Myrtollari, i cili mbrëmjen e së shtunës plagosi rëndë me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollarin.

 

46 vjeçari pritet të njihet me masën e sigurisë “arrest në burg” e cila u dha pas ngjarjes nga gjykata e Korçës në mungesë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burime nga prokuroria e Korçës bëjnë të ditur se organi i akuzës në kërkesën për njohjen për masën e sigurisë që i ka dërguar gjykatës, do të kërkojë që Myrtollari të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve.

 

Pas konfliktit me fjalë me bashkëshorten e tij, Aleko Myrtollari plagosi këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Para uniformave blu ai deklaroi se shkak ishte bërë mosdakordësimi që bashkëshortja e tij të niste punë, gjë të cilën ajo e kishte refuzuar.

 

Autori u vetëdorëzua në polici pas dy ditësh kërkime, ndërsa qëndronte i fshehur në banesat e të afërmve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";