Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 27-vjeçarin Rildi Kocja.

 

27-vjeçari pak ditë më parë plagosi vjehrrin dhe kunatin e tij, Xhevdet dhe Albion Brasuhi në Vlorë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarja ka ndodhur më 4 dhjetor, rreth orës 21:30 në lagjen “1 Maji”

 

Rildi Kocja pas aktit kriminal është larguar nga vendngjarja, dhe u arrestua rreth një orë më vonë nga forcat policore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas Xhevdet Braushi 62 vjeç dhe i biri Albion Braushi 30 vjeç, janë gjetur të plagosur në trotuar nga banorët e lagjes, të cilët i kanë dërguar drejt urgjencës në Spitalin Rajonal të Vlorës.

30-vjeçari kishte marrë 8 goditje me thikë, e për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të përkeqësuar është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.