Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga dy prej autorëve të dyshuar të sulmit të një nate më parë ndaj shtetasit Edison Tirana, i cili u qëllua me armë zjarri dhe u dhunua me sende të forta.

Në pranga kanë rënë vëllezërit Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj, banues në fshatin Pjetroshan të Malësisë së Madhe, ndërsa nipi i tyre është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve paraprake, dy të arrestuarit dyshohet se qëlluan me armë zjarri drejt automjetit të 42-vjeçarit Edison Tirana, banues në Trush të njësisë Bërdicë, dhe më pas e kanë goditur fizikisht.

Konflikti, sipas deklarimeve të viktimës, ka nisur në doganën e Hanit të Hotit për shkak të një parakalimi mes dy automjeteve. Përplasja mes tyre është përshkallëzuar gjatë rrugës, ndërsa mjetet kanë vijuar të parakalojnë njëra-tjetrën shoqëruar me debat verbal. Në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, dy vëllezërit Gjekaj dyshohet se kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të makinës “Mercedes-Benz” që drejtonte Tirana.

Një prej plumbave ka goditur gomat e automjetit, duke bërë që 42-vjeçari të humbasë kontrollin dhe të përplaset në bordurën e një karburanti. Pas aksidentit, ai ka tentuar të fshihet në një tokë aty pranë, por autorët e dyshuar e kanë ndjekur dhe e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar plagë në trup. Edison Tirana u paraqit rreth orës 19:30 në spitalin e Shkodrës, ku mori ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka dhënë deklarimin e tij në polici, duke sqaruar dinamiken e konfliktit që nisi për shkak të parakalimit. Strukturat e policisë kanë bërë të mundur identifikimin e shpejtë të personave të përfshirë, duke arrestuar dy vëllezërit Gjekaj dhe duke shpallur në kërkim një të tretë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e se shtunës.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/ Kanosën me armë zjarri pistoletë dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga dy vellezër dhe shpallet në kërkim një 34-vjeçar.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, si dhe 4 automjete.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në aksin rrugor “Koplik – Shkodër” një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, organizuan punën për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Gj. Gj., 63 vjeç, dhe P. Gj., 51 vjeç, banues në fshatin Bajzë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Bajzë.

Nga hetimet dyshohet se këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit dhe pas ndalimit në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Koplikut, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E. T.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";