Policia e Durrësit ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të plagpsjes së 43-vje♪5arit, gjatë konfliktit të ndodhur dje në fshatin Luz i Vogël.

Në pranga ra shtetasi E. D., 26 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 26-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit V. T. dhe F. D. alias B. T., gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin E. D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për arrestimin e dy personave të tjerë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";