Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Albi Mecinin. 29-vjeçari kishte planifikuar atentatin ndaj një emri të njohur të botës së krimit në Fier.

 

Albi Mecini u vu në pranga të enjtet, pasi u kap me 21.3 kg lëndë plasëse artizanale të montuar me celularë për shpërthim në distance dhe me 3 bidona me benzinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në bashkëpunim me Arafat Manërkollin, 27-vjeç dhe Ervis Cukalin 25-vjeç të cilët janë në kërkim nga policia, ai do të ekzekutonte një personazh të njohur të botës së krimit në Fier.  Dyshohet se ata ishin paguar për të kryer vrasjen.

 

 

Ai dyshohet gjithashtu si autor i rrëmbimit dhe zhdukjes së dy shokëve në Sarandë Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, ngjarje e ndodhur në muajin prill të këtij viti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";