Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e Leonard Luzit, të arrestuar në Spanjë.

47-vjeçari u vu në pranga pas bashkëpunimit mes autoriteteve tona dhe aty spanjolle dhe do të ekstradohet në Shqipëri.

Luzi akuzohet si porositës i atentatit ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023, pas konflikteve për lojërat e fatit. Leonard Luzi kishte organizuar vrasjen, por atentati u parandalua nga policia që arrestoi vrasësin me pagesë, Amarildo Nikolli.

Gjykata ka caktuar ndaj Leonard Luzit masën “arrest në burg” për disa vepra penale./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";