Një 12-vjeçar me origjinë shqiptare , nga Tsilivi, Zakynthos ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e së shtunës.

Sipas raportimeve të mediave greke, fëmija po luante me miqtë e tij pranë shtëpisë së tij, kur shkoi të fshihej pas ambienteve të kondicionerëve të një hoteli.

Por, njëri prej tyre kishte qenë i ngarkuar me energji elektrike dhe kur 12-vjeçari e preku, mbeti i vrarë në vend.

Ekipi i ambulancës e pati të pamundur që ta ktheje në jetë. Fëmija fatkeq u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos , pa puls. Sipas raportimeve, një grup i madh mjekësh tentuan ta risillnin të jetë por nuk mundën. Pronari i hotelit është vënë në pranga.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";