Këshilltari i Presidentit turk Erdogan, Yiğit Bulut ka kërcënuar hapur Greqinë.

“Nëse struktura perandorake botërore vazhdon të sulmojë kombin e madh turk në çdo fushë, atëherë kombi i madh turk do të kthehet në kufijtë e Betimit Kombëtar” shkruan ai në një postim në Twitter.

Betimi kombëtar turk është deklarata e vitit 1920, e gjashtë pikave të nacionalistëve turq që përcaktojnë kufijtë e Republikës së ardhshme turke, në kufijtë e Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, ku përfshihen “zonat e Kirkutit, Selaniku, Aleppos dhe Mosuli”.

Mediat greke shkruajnë se “nacionalistët turq pranë presidentit Rexhep Tajip Erdogan kanë aspirata për pushtimin e Selanikut si rrugëdalje nga problemet e tyre” thuhet në artikullin e gazetës “To Vima”, përcjell abcnews.al.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Intelektuali i njohur turk në mërgim Mehmet Efe Çaman e interpreton kërcënimin si mesazh për të larguar vëmendjen nga rënia e vazhdueshme e lirës.

“Kryekëshilltari i Erdoganit, z. Bulut, po kërcënon botën me zgjerim pas zhvlerësimit të vazhdueshëm të lirës” shkruan ai.