Duke marrë shkas nga situata e rënduar për shkak të përmbytjeve ditët e fundit, Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Sipas bashkisë, këtë të enjte situata është përkeqësuar në Shirq të Dajçit dhe banorët po rrezikojnë jetën.

 

“Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe  jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës. Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë,  shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore. Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë”, thuhet në kërkesën e Bashkisë Shkodër.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkia shton më tej se është e patolerueshme që nuk merren përgjegjësi ligjore për trajtimin e emergjencës.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";