Sekuestrohen 30 kilogramë droge në Vlorë, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Bishani”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Aldo Tushaj, 34 vjeç, Sokol Beqiraj, 29 vjeç dhe Alban Velo, 34 vjeç, banues në Bishan të Vlorës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip “Ford”, në të cilin ata udhëtonin, u gjete lëndë narkotike me peshë 30 kilogramë.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";