Policia ka vënë në pranga dy autorë të dyshuar të zjarrvënieve mesditën e djeshme në Golem dhe Rrogozhinë.

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa, si dhe u dogjën parcela  të mbjella me ullinj e pemë të tjera frutorë dhe sipërfaqe pyjore, në fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj.

Policia arrestoi një 60 vjeçar, në fshatin Zigxhafaj, dhe një 58-vjeçar, nga fshati Sineballaj. Të dy ata ndezën zjarr në pronat e tyre, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa në zonë, janë djegur sipërfaqe të mbjella me ullinj dhe pemë frutore.

Neutralizimi i flakëve dhe shpëtimi i banesave janë bërë të mundur si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre të Forcës së Sigurisë Kombëtare, me ndihen e një helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ndërkohë ministri i Brendshëm Taulant Balla rikujtoi se zjarrvënia e qëllimshme është një krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burgim. Ai tha se policia dhe strukturat tjera, do të tregojnë tolerancë zero duke ndëshkuar ashpër të gjithë zjarrvënësit. /vizionplus.tv