Policia ka shoqëruar babain e Suel Çelës, pas kontrolleve të kryera në banesën dhe biznesin e këtij të fundit. Kontrolli me urdhër të SPAK nuk ka mundur të arrijë objektivin, që ishte arrestimi i të shumëkërkuarit, Suel Çela, për të cilin kishin informacion se ndodhej në banesën e tij.

 

Mësohet se kontrollet janë kryer për llogari të drejtësisë belge edhe pse Suel Çela ka “llogari” të hapura edhe me drejtësinë vendase, ku akuzohet për porositje vrasjesh. Blutë kanë sekuestruar disa sende personale sipas letërporosisë së autoriteteve belge.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksioni është drejtuar nga BKH dhe SPAK.