Policia e Vlorës ka evituar një krim të rëndë në familje në këtë qytet.

Efektivet kanë vënë në pranga në lagjen “Pavarësia” një shtetas i cili po kanoste me thikë djalin e tij.

Shtetasi me iniciale A.B,  kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (thikë) djalin e tij brenda në banesë,

Policia ka shkuar me urgjencë në adresën për të cilën është bërë lajmërimi duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe shoqërimin e shtetasit A.B.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në Vlorë.